Në fundin e seancës së sotme parlamentare, Kuvendi kryesisht me votat e mazhorancës ka vendosur që të rrëzojë 8 dekretet e presidentit Meta, duke iu hapur rrugën publikimit të ligjeve në fletoren zyrtare dhe hyrjes së tyre në fuqi.
Te vetmet koncensione që nuk kanë marrë asnjë votë nga ana e opozitës janë dy koncensionet e qeverisë Rama Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.
Si u ndanë votat në Kuvend:
1.Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit rrëzohet me 79 kundër, 19 pro, 4 abstenim
2. Dekreti për privatizimin rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
4. Dekreti për ligjin për planifikimin e territorit rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
5. Dekreti për ligjin për koncesionet rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 4 abstenim
6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara rrëzohet me 74 kundër, 22 pro, 4 abstenim
7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
8. Dekreti për propozimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së rrëzohet, 77 kundër, 15 pro, 11 abstenim
Më herët gjatë ditës së sotme ishte kreu i PD-së Lulzim Basha, ai që tha se do të mbaheshin shënim emrat e të gjithë deputetëve që do të votonin pro koncensionev, sipas tij korruptive të Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.
“Çdokush që do votojë pro do mbahet shënim”, paralajmëron Basha: Do çohen para SPAK ata që votojnë…
(E.K/Faxweb.al)