AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

Kuvendi i “merr” INSTAT-in Ramës, si do depolitizohet institucioni i shifrave zyrtare

INSTAT jo më në duart e Kryeministrit Edi Rama.

Ky është synimi i projektligjit për “Statistikat zyrtare” që është dorëzuar në Kuvend këtë javë.

Institucioni i Statistikave është kthyer në një mollë sherri mes opozitës dhe mazhorancës për shifrat që ka përcjellë në rastet e rritjes ekonomike.

Opozita ka akuzuar qeverinë socialiste për manipulim shifrash.

Këtë përgjegjësi Rama siç duket do t’a heqë nga vetja duke ia kaluar Kuvendit.

Në ndryshimet e propozuara thuhet se bordi i anëtarëve do jetë 11 nga 7 që është aktualisht dhe kompetenca për shkarkime apo emërime është e Parlamentit.

Deri më sot, shkarkimet dhe emërimet në bordin e INSTAT e ka patur Këshilli i Ministrave.

Këto ndryshime synojnë t’a kthejnë INSTAT në një institucion të besueshëm dhe të paanshëm për institucionet dhe publikun.

Vitin e kaluar, Kryeministri Rama pati një rastësi të çuditshme, kur përpara sipërmarrësve deklaroi rritjen ekonomike, ndërkohë që INSTAT nuk kishte publikuar ende të dhënat zyrtare.

Çuditërisht Kryeministri kishte patur të drejtë duke “i rënë në kokë” shifrës ekzakte.

(F.G/Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *