AktualitetFlashKosovaKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kuvendi i Kosovës rrëzon qeverinë e Albin Kurtit

Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në natën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Kjo do të njihet si qeverisja më jetëshkurtër në historinë e Kosovës ku më shumë kohë  është dashur pajtimi mes kreut të LDK-së Isa Mustafës dhe Albin Kurtit për të formuar qeverinë se sa kanë qëndruar në pushtet.

Një vendim i tillë vjen në kohën kur debati i brendshëm politik është në tensione të larta ndërkoohë që presioni ndërkombëtar ka qenë i vazhdueshëm për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Një votim masiv i tillë tregon se Kurti i ka zero shanset për të krijuar një qeveri në koalicione të reja, ndërsa gjithçka është kthyer në start ku në varësi të lëvizjeve të fundit, me sa duket Isa Mustafa ëndërron sërish të marrë detyrën e shefit të qevrisë duke ‘puthur’ aty ku ka ‘pështyrë’, PAN-in.

Kundër kanë qenë 29 deputetët e LVV-së dhe tre të LDK-së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.

LDK-ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas LDK-së, e shkaktoi Kryeministri Kurti, ishte një nga arsyet për mocionin.

VV-ja e Kurtit i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit 2019 me 26.2 për qind të votave, ndërsa pas saj doli LDK-ja me 24.5 për qind. Dy subjektet nuk arritën marrëveshje për koalicion parazgjedhor, e më pas zhvilluan 4 muaj negociata, për ta formuar Qeverinë më 3 shkurt 2020.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *