Në pjesën e parë të seancës së sotme plenare, ka përfunduar procesi i votimit për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Niko Peleshi dhe zëvendësimit të tij me Ledina Mandian, si edhe për emërimin e ministrave teknikë.
VOTIMET
Peleshi VS Mandia
Për shkarkimin e Peleshit, Kuvendi votoi me 106 vota pro, ndërsa për emërimin e Mandias u votua me 119 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim.
Xhafaj VS Demiraj
Për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Kuvendi votoi me 101 vota pro, 5 kundër dhe 6 abstenim.
Për emërimin e Dritan Demirajt në vend të Xhafajt, Kuvendi votoi me 107 vota pro, 4 kundër dhe 7 abstenim.
Manastirlliu VS Beqiri
Për shkarkimin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, Kuvendi votoi me 114 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenim.
Për emërimin e Arben Beqirit si ministër Shëndetësie, kuvendi votoi me 118 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenim.
Xhaçka VS Kërtushaj
Pëer shkarkimin e ministres së Mirëqenies Sociale Olta Xhaçka, Kuvendi votoi me 113 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.
Për emërimin e Xhuljeta Kërtushajt si ministre e Mirëqenies Sociale Kuvendi ka votuar me 118 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim.
Ahmetaj VS Vukaj
Për shkarkimin e Arben Ahmetajt si ministër Financash, Kuvendi ka votuar me 107 vota pro, 3 kundër dhe 5 abstenim.
Për emërimin e Helga Vukajt, Kuvendi votoi me 116 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim.
Nikolla Vs Karabinaj
Për shkarkimin e Lindita Nikollës, Kuvendi ka votuar me 109 vota pro, 1 kundër.
Për emërimin e Mirela Karabinajt, Kuvendi ka votuar me 111 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim.
Vasili VS Bardhi
Për shkarkimin e Petrit Vasilit, Kuvendi ka votuar me 102 vota pro, 10 kundër dhe 6 abstenim.
Për emërimin e Gazmend Bardhit, Kuvendi ka votuar me 106 vota pro, 3 kundër dhe 5 abstenim. (D.D/Shuplaka)