Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kuvendi e quajti nul zgjedhjen e saj, Xhaferllarit i caktohet zyrë dhe shofer në Kushtetuese, zbulohet qëndrimi i Vorpsit

Ende pa shkuar ora 8 e mëngjesit të sotëm, në godinën e Gjykatës Kushtetuese kanë mbërritur Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari, të cilat janë emëruar dhe dekretuar, njëra nga KED dhe tjetra nga presidenti për të njëjtin post.

Gazetarja e Fax Neës Jonalda Zelka ka tentuar që të marrë një prononcim prej tyre, po asnjëra nuk ka pranuar që të përgjigjet, duke e lënë enigmë atë që do të vijojë më pas, dhe cila prej tyre do të marrë dhe japë vendime në emër të Kushtetutës së Shqipërisë.

“Mos u lodhni kot”, ka qenë reagimi i shkurtër i Vorpsit, e cila ka hyrë më pas me shpejtësi në godinën e Gjykatës.

Marsida Xhaferllari, së bashku me Elsa Toskën dhe Fjona Papajorgjin, u betuan pasditen e djeshme në Presidencë, përpara Ilir Metës, ndërsa Arta Vorpsi zgjodhi që të kryente betimin se do të ishte në mbrojtje të Kushtetutës pranë një notereje, akt i cili që paradoksialisht bie ndesh me nenin 129 të vetë Kushtetutës.

Arta Vorpsi ka shërbyer për disa vite me radhë si këshilltare në Gjykatën Kushtetuese, dhe prania e saj në godinë sipas burimeve lidhet edhe me këtë funksion të sajin. Edhe sot ajo ka shkuar në zyrën e saj si këshilltare ligjore, ndërsa mësohet se Xhaferllarit i është dhënë një zyrë, makinë, si dhe pritet që ti nisë llogaritja e pagës.

Nga ana tjetër Kuvendi përmes një rezolute të propozuar dje pretendon se dekretimi i Xhafellarit nga ana e Metës është nul, dhe anëtarja e re e Kushtetueses nuk duhet të futet në godinë.

Mbetet  paqartë si do të zgjidhet ngërçi i këtij pozicioni, ndërsa Meta u shpreh prerë dje se sipas tij Xhaferllari është anëtare me të drejta të plota e Gjykatës Kushtetuese.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *