Kandidati i LSI-së në Kuçovë, Ilir Oboni ka denoncuar me emra ata që po shkelin ligjin në qendrat e votimit të Kuçovës.
Ai e filloi me një biznesmen të zonës, Ermal Zeneli, i cili sipas atij është i lidhur me Rilindjen dhe shoqeron qytetarët brenda qendrës së votimit.
Oboni bën denoncimin më të fortë për drejtoreshën e shkollës, Valbona Hoxha që sipas tij shoqeron qytetarët brenda qendrës së votimit dhe ka ikur menjëherë sapo ata kanë shkuar aty.
Më tej, Oboni përmend në denoncimin e tij edhe kryetarin e Bashkisë, si dhe kryetarin e PS-së në këtë qytet janë prezent në qendrat e votimit, duke shtuar se një person tjetër ka shkuar dhe e ka sharë.
Denoncimi:
Ne kemi marrë disa sinjalizime dhe herë pas herë këtu njerëz të pushtetit, të lidhur me rilindjen. Një nga biznesmenët që nuk ka as badge, pret njerëzit te hyrja. Ky zotëria rri te dera jashtë. Ermal Zeneli i lidhur me pushtetin e Rilindjes në Bashkinë e Kuçovës. Ai shoqeron personat deri te dera e qendrës së votimit. Ai ka lejen për të qene vëzhgues vetëm në një nga qendrat. Më shqetësuese ka qenë prezenca e drejtoreshës së shkollës, Valbona Hoxha, që po të verifikohen kamerat, ajo ka ikur sapo kemi ardhur ne. Kjo drejtoreshë takonte njerëzit e zonës dhe duhet verifikuar çfarë i ka fryrë në vesh. Ajo është një nga votueset e lagjes.
Edhe mund të mos jetë votuese këtu. Ajo zonjë ka shkelur ligjin zgjedhor. Nuk lejojet të jetë e pranishme, nuk lejohet të takoje dhe shoqerojë njerëz. Sepse mendohet se në këmbim të favoreve, ne nuk e dimë se s’kemi si ta vërtetojmë. Por ajo është në shkelje të ligjit. Pasi unë bëra një raportim, këtu ka ardhur kryetar i bashkisë dhe kryetari i PS-së, drejtori i komunales vijnë prezent këtu. Më e çuditshme është prezenca e një personi që vjen dhe më shan mua. Kërkojmë që të zbatohet kodi zgjedhor. Të ndiqet nga PSAK dhe të paktën për kohën e mbetur të pastrohet territori. Ne u sinjalizuam.
(E.H/Faxweb.al)