Presidenti i vendit Ilir Meta komentoi në emisionin ‘Log’ incidentin në Elbasan të ndodhur pak ditë më pare mes simpatizantëve të dy forcave kryesore politike, dhe i bëri thirrje me tone të ashpra policisë të kryej detyrën. Kreu i shtetit citoi gjatë fjalës së tij edhe një meme e cila i ka pëlqyer mëngjesin e sotëm dhe ka lidhje me betejën politike ku thuhej se: “Kush shet votën shet dhe motrën”.
“Policia të bëjë detyrën e vet dhe unë e mbështes, si është sjellë policia apo drejtuesit ne këtë gjë e dimë. Unë paralajmërimin jua kam bërë. Unë shpresoj që policia dhe cdo institucion të bëjë detyrën e vet të mos përfshihet në zgjedhje, të jetë e paanshme, unë e monitoroj situatën cdo ditë.
Por mos guxojë njeri që jo me polici dhe të fortë do të manipulojë shqiptarët, 2 mln shqiptarë do i çoj te kutitë e votimit. Jua kam thënë ndërkombëtarëve kur më kanë thënë “ti ke të drejtë por…”. Mjaft u kam thënë se po të ishit ju të qartë nuk do të ishte prekur marrëveshja e 5 qershorit. Ju bëj thirrje shqiptarëve të ruajnë qetësinë. Pashë një meme sot që më pëlqeu “Kush shet votën shet dhe motrën” tha ai.
Ilir Meta iu përgjigj edhe deklaratave të Edi Ramës dje nga Shkodra për punëtorë nga Bangladeshi. “
Tani na thonë të vijnë nga Bangladeshi, duhet ta dini që burimi i cdo prapësie, e këtij polarizimi dhe poshtërimi dhe këtij standardi është degradimi votës. Dhe cdo njeri që është i detyruar të shesë votën për 100 mijë lekë apo një dele, duhet të dijë që mënyra më e mirë është që ta ndëshkojë me votë. Kjo është drejtësi dhe jo pabesi. Unë strukturën një thirrje në Facebook e kam. Kjo është një betejë për jetë a vdekje për 100 vitet që vijnë” tha Meta.