Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Kush po e kèrcënon Dritan Abazoviç. I shkuan në shtëpi por…

Dritan Abazoviç është në qendër të vëmendjes edhe në mediat botërore.

Kreu i koalicionit “Bardhë e Zi”, Dritan Abazoviç, po tërheq vëmendjen e publikut si në rajon ashtu edhe në botë që pas zgjedhjeve parlamentare në malin e Zi.

Kështu, në një bisedë me të përjavshmen gjermane “Spiegel”, Abazoviç zbuloi se ai është marrë në mbrojtje nga pòlicia për shkak të kèrcënimeve të vazhdueshme që pati pas zgjedhjeve.

Abazoviç ka folur edhe për tubimin e pròtestës para shtëpisë së tij në Ulqin, për të cilën u përgjigj:

“Nuk kam qenë atje atë natë. Kur e mora vesh, mendova se ishte shaka dhe thashë se njerëzit erdhën të më mbështesnin. E vërteta është, se kam patur  shumë presion, unë aktualisht jam nën mbrojtjen e pòlicisë. E di që ka shumë njerëz që mund të më bëjnë diçka, por nuk kam fríkë. Kèrcënimet janë çmimi që ne si pòlitikanë paguajmë. Dhe në fakt është logjike për situatën aktuale, nëse merrni parasysh një gjë: pas këtij rezultati të zgjedhjeve parlamentare, ka shumë njerëz në vend që mund të humbasin shumë”, theksoi Abazoviç.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *