Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kush përdor qese plastike, gjobë nga 30 mijë-100 mijë lekë, masat në projektligjin e ri

Qeveria synon të vendosë nën kontroll përdorimin qeseve plastike, duke aplikuar tashmë masa edhe për përdoruesit e tyre. Një draft-ligj i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e shton listën e masave administrative edhe me një pikë, që lidhet direkt me ata që i përdorin këto qese, në kundërshtim me kërkesat që cakton ligji. Konkretisht, në draft, në nenin 3 thuhet se në ligj shtohen dy pika.

“Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë” – thuhet në draft. I njëjti shton edhe pikën tjetër ku çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.

Draft-ligji, që është nxjerrë për konsultim, parashikon që masat të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm dhe të shoqërohen edhe me aktet e tjera nënligjore.

Kështu dispozitat kalimtare sanksionojnë që subjektet, të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji, prodhojnë, importojnë, apo hedhin në treg, në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 Shkurt 2020.

“Subjektet të cilat fusin apo përdorin në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 Qershor 2020. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerr aktin nënligjor në zbatim të pikës 3, të nenit 29 të këtij Ligji”, thuhet në draft.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *