Kryeministri Edi Rama gjatë takimit përmbyllës elektoral në qytetin Durrësit u ndal tek ata që e cilësojnë veten anti-komunistë pasi sipas tyre janë dërrmuar nga komunizmi. Rama ashpoërsoi tonet dhe ngriti pyetjen se kush është komunist në listën e Partisë Demokratike duke listuar disa nga emrat e atyre që garojnë nën siglën e PS-së.
Në fund të fjalës së tij Rama theksoi se më 26 Prill kur të djathtët të zgjohen nga gjumi rreth orës 11:00 atëherë do ta kuptojnë që kanë humbur përsëri.
“Kanë gjë të bukur këta se thonë se jam anti-komunist se më kanë dërrmu komunistët.
Kush o kumunist, këtu Milva? Klodi? Kush o komiunist, se mos më thoni se ëshët Juri komunist se dhe mund të jetë ky. Kush o komunist, Teri ? Çela?
Komunistin e keni në gjirin e Lalzit ooooo, oooo të djathtë e Durrësit. Ju ka ardhur te gjiri i Lalzit. E ka bërë gjirin e Lalëzit pusetë digjitale, i del era në gjithë Shqipërinë.
Megjithatë do ta marrin vesh të gjithë pas 25 Prillit, se deri më 25 Prill do shkojnë me entuziazëm, aty nga ora 10 do fillojnë dhe nga ora 11 do ia fusin gjumin dhe kur të zgjohen nga ora 11 e mëngjesit tjetër do thonë “Bo bo na e kanë marrë prapë komunistët”, tha Rama.