Kush ka vjedhur nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë nëse Lulzim Basha do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Këtë deklaratë të fortë, kreu i opozitës e bëri gjatë një interviste në Syri TV, nga ku sfidoi dhe kryeministrin Rama në një debat. Basha shtoi se Rama ka frikë prandaj dhe nuk përballet në debat me të.
“Kishe 8 vjet pushtetin, më shumë se cdo njeri pas Enver Hoxhës. Ccfarë bëre? Kjo është arsyeja përse ai nuk del përballë meje në debat. Ai është një burracak, një frikacak i vogël. Kjo është arsyeja pse unë refuzoj të përgjigjem. Të jesh i sigurtë që unë do sillem ndryshe me kundërshtarin tim.
Dokumentat janë aty. Dhe nëse përpiqen të largohen nga drejtësia nuk do ia dalin . Unë kam një rekord, dhe nuk ka për të shpëtuar njeri që ka vjedhur qoftë gjatë pandemisë, qoftë fondet e tërmetit. Shumica e njerëzve janë varfëruar dhe një grusht njerëzish janë pasuruar. Kjo është arsyeja pse shqiptarët largohen nga vendi,” deklaroi Basha.
(E.H/Faxweb.al)