Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka deklaruar ditën e sotme se Kryeministri Edi Rama ka qenë më transparent me të gjatë bashkëpunimit sesa Lulzim Basha.
I zhgënjyer nga rezultati që mori në Shkodër, ku siguroi vetëm 228 vota, Nard Ndoka tha në Top Talk se fajëson veten që besoi verbërisht te Lulzim Basha.
Kreu i PDK-së vazhdoi kritikën e tij në lidhje me koalicionin e opozitës së bashkuar, që sipas atij nuk ka qenë fuknsional, duke shtuar se Basha po ecte në rrugë të gabuar.
“Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën. Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej me aleatët.
Faji fillon nga vetja. Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha. Shifrat dhe kompania që kishte Basha rreth vetes e kaloi lidershipin. Ajo kompani që e këshillonte, nuk e di realitetin shqiptar, atë e dimë ne. Sondazhet e nxirrnin opozitën mbi 78 mandate. Ne kishim realitet tjetër, ndërkohë që Basha po ecte në fushë të gabuar. Rama me mua ka qenë më transparent, Basha ishte një dështim në karrierën time,” tha Ndoka.
(E.H/Faxweb.al)