22:25 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush janë 4 kandidatët për kryeprokuror, ”kleçka” që mund të nxjerrë Arta Markun fituese

10:25 | 02/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush janë 4 kandidatët për kryeprokuror, ”kleçka” që mund të nxjerrë Arta Markun fituese

Është mbyllur sot afati për aplikimet për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa kanë plotësuar dokumentacionet vetëm 4 kandidatë. Prokurori i ri pritet të zgjidhet në fundin e muajit Qershor dhe do të ketë një afat 7 vjeçar, ndërsa disa prej kompetencave të tij do të ndryshojnë, duke qenë se janë ngritur dhe disa struktura të reja, në sajë të procesit të Reformës në Drejtësi si SPAK apo KLP.

Do të jetë kjo e fundit ajo që do të marrë në shqyrtim dosjet e katër kandidatëve që janë: Olsian Çela, Arta Marku, Lulzim Alushaj dhe Fatjona Memçaj, dhe më pas 3 prej tyre që kanë pikët më të larta do t’i dërgohen Kuvendit.

Kujtojmë se mes Markut dhe Çelës pritet të jetë një garë e fortë, për shkak se mes tyre ka pasur dhe një përplasje direkte. Kryeprokurorja e Përkohshme me marrjen e mandatit të saj e delegoi Çelën në prokurorinë e Beratit, por KLP vendosi rikthimin e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe e konsideroi vendimin e Markut të jashtëligjshëm.

Ajo që e penalizon Çelën në këtë garë, është një nga kriteret që KLP ka me prioritet për kandidatët, që të kenë kaluar procesin e Vettingut. Çela derimë tani nuk e kaluar këtë proces, dhe nuk dihen ende arsyet se pse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i ka dhënë prioritet emrit të tij. Kjo duket se do të jetë dhe thembra e Akilit në këtë proces, që duket se me të gjitha gjasat, po e çon Markun drejt marrjes së një mandati të plotë në Prokurori.

Në rast se deri në 45 ditët e ardhshme Çela nuk kalon Vetingun, atëherë emri i tij nuk i dërgohet Kuvendit për votim.

Nga ana tjetër Lulzim Alushaj nuk është një emër i panjohur, pasi në pozicionin e avokatit ai ka dalë në skenë në mbrojtje të interesave të emisionit Top Story, që transmetohet në Top Channel, ndërsa nuk e ka kaluar ende procesin e Vetingut.

Prokurorja e Apelit në Tiranë Fatjona Memçaj nga ana tjetër është konfirmuar në detyrë verën e kaluar, duke u bërë kandidatja e dytë në këtë  garë, që plotëson një nga kushtet kyçe të KLP-së.

Ajo ka përfunduar shkollën e magjistraturës në 2002 dhe gjithashtu ka mbaruar studimet për doktoraturë në Universitetin Middlesex, Londër.

Memçaj njihet si prokurorja që dënoi në apel Kastriot Ismailin dhe prokurorja që ka përfaqësuar çështje kundër korrupsionit. Fatjona Memcaj aktualisht është edhe Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Arta Marku është një nga prokuroret më të kontestuara, për shkak të zgjedhjes së saj të njëanshme, me votat e vetëm mazhorancës.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Rreh brutalisht dy fëmijët dhe ia nis videon gruas

Para

Punonjës të Bankave dhe ICT-së, Gjykata kërkon ndalimin e 5 personave për grabitjen në Rinas

Para
Bankat kanë një ‘’hall”: Shqipëria ka para me tepri, kokëçarja që shkaktoi Rinasi

Punonjës të Bankave dhe ICT-së, Gjykata kërkon ndalimin e 5 personave për grabitjen në Rinas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.