Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Kush ishte Kasem Sulejmani, dhe pse vrasja e tij po krahasohet me vrasjen e Franz Ferdinandit

Gjeneral Majori iranian Qassem Soleimani, komandanti i Forcave elitë Quds të Gardës Revolucionare, ka ndihmuar Iranin të luftojë përmes palëve të treta në mbarë Lindjen e Mesme. Ai nxiste forcat paraushtarake në terren dhe negocionte me udhëheqësit politikë. Vdekja e tij të premten nga një sulm ajror ndaj autokolonës së tij në aeroportin e Bagdatit shënoi fundin e drejtuesit të operacioneve të zbulimit dhe operacioneve të fshehta ushtarake të Iranit jashtë vendit. Pentagoni tha se sulmi ajror synoi të dekurajonte sulme të ardhshme të Iranit.

Sulmi ajror goditi autokolonën e Soleimanit pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdatit
Sulmi ajror goditi autokolonën e Soleimanit pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdatit

Qassem Soleimani ishte drejtues i operacioneve klandestine të Iranit jashtë vendit. Ai shihej shpesh në fushëbetejë duke udhëhequr grupe shiite në luftën kundër Shtetit Islamik. Vdekja e tij të premten nga një sulm ajror ndaj autokolonës së tij në aeroportin e Bagdatit shënoi fundin e një njeriu të mirënjohur në vendin e tij dhe të mbajtur nën vëmendje nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe rivali kryesor i Teheranit, Arabia Saudite.

Bashkë me të u vra një nga komandatët e milicive irakiane, Abu Mahdi al-Muhandis. Të dy shihen si heronj të luftës së Iranit dhe televizioni shtetëror i mbuloi me lëvdata menjëherë pasi u njoftua vdekja e tyre.

Abu Mahdi al-Muhandis, gjatë një funerali në Baghdat, 31 dhjetor 2019
Abu Mahdi al-Muhandis, gjatë një funerali në Baghdat, 31 dhjetor 2019

Televizioni tregoi pamje të tij me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, si dhe në zona lufte me uniformë ushtarake, madje edhe kur sapo ishte diplomuar dhe drejtonte një njësi gjatë luftës Iran-Irak në vitet 1980-të.

Soleimani ngjiti me shpejtësi rangjet e Gardës Revolucionare të Iranit dhe u bë komandant i Forcave Quds, ku ndihmoi Iranin të krijonte aleanca në Lindjen e Mesme, ndërkohë që vendi u gjend nën presionin e sanksioneve amerikane që kanë dëmtuar ekonominë e Republikës Islamike.

Shtetet e Bashkuara e shpallën Gardën Revolucionare organizatë të huaj terroriste në 2019-tën, si pjesë e një fushate presioni maksimal për të detyruar Iranin të negocionte programin e tij të raketave dhe politikën bërthamore.

Soleimani u përgjigj në atë kohë duke thënë se: çdo negociatë me Shtetet e Bashkuara do të ishte “një dorëzim i plotë”.

Soleimani në Siri
Soleimani në Siri

Forcat e tij Quds rritën mbështetjen për Presidentin sirian Bashir al-Assad kur ai ishte pranë humbjes në luftën civile që shpërtheu në 2011-tën, si dhe ndihmuan milicitë që luftonin Shtetin Islamik në Irak.

Sukseset e këtyre forcave e zhvendosën Soleimanin në epiqendër të përpjekjes për shtrirjen e vazhdueshme të ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme, shtrirje të cilën janë munduar ta kufizojnë Shtetet e Bashkuara dhe kundërshtarët rajonalë të Teheranit, Arabia Saudite dhe Izraeli.

Ajatollahu Khamenei e bëri Soleimanin kreun e Forcave Quds në vitin 1998, një post ku ai ruajti një profil të ulët për shumë vite, ndërsa forconte lidhjet e Iranit me Hezbollahun në Liban, me qeverinë e Assadit në Siri, si dhe me milicitë shiite në Irak.

Soleimani, 18 shtator 2016
Soleimani, 18 shtator 2016

Gjatë viteve të fundit, ai mori një staturë më publike. Luftëtarët dhe komandatët në Irak dhe Siri postonin në mediat sociale imazhe të tij në fushëbetejë.

Autoriteti i tij në rritje brenda hierarkisë ushtarake në Iran u shpalos në 2019-tën, kur Khamenei i dha atij Urdhërin e Zolfiqar-it, medalja më e lartë ushtarake e Iranit. Kjo ishte hera e parë që medalja i jepej një komandanti ushtarak, që nga krijimi i Republikës Islamike në vitin 1979.

Qassem Soleimani duke përshëndetur Ajatollahun më 27 mars 2015
Qassem Soleimani duke përshëndetur Ajatollahun më 27 mars 2015

Në një deklaratë pas vdekjes së Soleimanit, Ajatollahu Khamenei tha se “kriminelët” që e vranë i pret një hakmarrje e ashpër. Udhëheqësi iranian shtoi se vdekja e tij, megjithëse e hidhur, do të dyfishojë rezistencën ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Soleimani ishte gjithashtu drejtues i operacioneve të zbulimit dhe të operacioneve të fshehta ushtarake të kryera nga Forcat Quds. Në vitin 2018-të, ai sfidoi publikisht Presidentin amerikan Donald Trump.

Soleimani, i njohur për tonin e tij të butë, lindi në një familje bujqërish në Rabor, në juglindje të Iranit, më 11 mars 1957.

Në kulmin e luftës civile mes militantëve sunitë dhe shiitë në Irak në vitin 2007, ushtria amerikane akuzoi Forcat Quds se furnizonin me paisje shpërthyese të improvizuara militantët shiitë, të cilat morën jetët e shumë ushtarakëve amerikanë.

Soleimani pati një rol edhe më të madh në Siri. Vizita e tij në Moskë në verën e vitit 2015, ishte hapi i parë drejt planifikimit të ndërhyrjes ushtarake ruse që ndryshoi drejtimin e luftës siriane dhe krijoi një aleancë të re Iran – Rusi në mbështetje të Assadit.

Aktivitetet e tij e vendosën atë në epiqendër të sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit, së bashku me Forcat Quds, për mbështetjen ndaj organizatës Hezbollah në Liban dhe ndaj grupeve të tjera të armatosura, për rolin e tij në Siri në shtypjen e lëvizjes popullore, si dhe për përfshirjen e tij në një tentativë për të vrarë ambasadorin saudit në Shtetet e Bashkuara, shkruan Zëri i Amerikës.

Vdekja e gjeneralit është e ngjajshme me një vrasje tjetër 105 vjet më pare, ku pas asaj ndodhën një mori ngjarjesh.

Në qershor 1914, Archduke Franz Ferdinand u qëllua për vdekje – së bashku me gruan e tij – në Sarajevë, Bosnje. Ai ishte trashëgimtari i perandorisë Austro-Hungareze.

Ai u vra nga një aktivist 18 vjeçar boshnjak, i cili ishte i zemëruar që vendi ishte pushtuar nga perandoria e Archduke.  Pas të shtënave, vendet u përpoqën të merrnin pjesë dhe ajo filloi një zinxhir ngjarjesh që çuan në Luftën e Parë Botërore, përcjell Periskopi.

Rrjedhjen e kësaj ngjarje pritet të vijinë edhe pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleiman.

Ajatollahu Khamenei i cili bëri Soleimanin kreun e Forcave Quds në vitin 1998, në një deklaratë pas vdekjes së Soleimanit tha se “kriminelët” që e vranë i pret një hakmarrje e ashpër. Udhëheqësi iranian shtoi se vdekja e tij, megjithëse e hidhur, do të dyfishojë rezistencën ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *