Kryeministri Edi Rama është ndalur në nisje të fushatës elektorale te PS-së te sjellja e vaksinave në vendin tonë, që sipas tij janë mundësuar vetëm në sajë të qeverisjes së tij. Rama tha se mandati i tretë duhet për të përfunduar të gjitha reformat që socialistët kanë nisur dhe nuk duhet të mbeten në mes.
“Kush i gjeti vaksinat, kush i solli vaksinat këtu, ne brenda qershorit do të kemi vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë, dhe brenda pranverës së ardhshme do të kemi vaksinuar të gjithë qytetarët. Kush, kush i bën këto, dhëndri që fton njerëzit në dasmë, që i lë një orë ta presin, dhe thajnë së ftohti, dhe bërtasin.
Ata? Me kë? Me Dash Shehin, me Mediun, me Nard Ndokën, me Mesilën, me Dulen. Nard Ndoka duke i vetmi i vetmi filozof, pa llogaritur Monikën, Lilon, Saliun. Mandati i tretë na duhet për të përmbyllur Reformën në Shëndetësi, dhe për të vazhduar rritjen e buxhetit në shëndetësi, që ende nuk mjafton. Mandati i tretë është për ti dhënë fund dy turneve në shkolla, për të bërë gjuhën angleze”, tha Rama dhe renditi një sërë reformash që sipas tij kanë mbetur në gjysmë.
(E.K/Faxweb.al)