Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur negativisht ftesës së Presidentit të vendit Ilir Meta për një debat së bashku.
Me ironi, Rama u shpreh ne Vizion+ se nuk e kuptonte kush flet në emër të kujt. Ai më tej shtoi se Meta ka ftuar dhe Gjiknurin në përballje por Gjiknuri nuk ka kohë për të humbur.
“Iu ka ftuar edhe Meta për përballje, do pranoni? Rama: Kam shumë ftesa, nuk e kuptoj kush flet në emër të kujt. I kishte bërë ftesë edhe Gjiknurit. Presidenti shkon dhe i thotë Gjiknurit hajde përballemi në studio. Më fal por nuk ka kohë për të humbur.” tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)