Në prangat e policisë italiane janë vënë 6 persona nga një operacion i koduar “Pinoku”.
Nga ky operacion ka rënë në prangat e policisë edhe edhe një shqiptar, Eduart Abdushi, i lindur në vitin 1983 i cili jeton në Bagnolo.
Ky është arrestuar pasi dhe është dërguar në burgun e Cremonës pasi akuzohet për shpërndarje droge dhe shfrytëzim prostitucioni si tutor.
Po kështu sipas policisë italiane së bashku me Emilian Nicolai Resmerita, 32 vjeç, shqiptari kishte prostituuar disa vajza të reja nga Evropa Lindore dhe veçanërisht nga Moldavia. Ata merreshin për çmimet e shërbimeve dhe i ofronin vajzave rroba, ushqim dhe prezervativë së bashku me venidn ku ato do të kryenin aktivitetin seksual me klientët e tyre. (J.V/Shuplaka)