Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është vendosur rikthimi në detyre si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, i Denisa Haskos.
Po duket se rikthimi i Haskos në sistemin e prokurorisë ka sjellë përplasje në KLP, pasi 5 prej anëtarëve (Ibrahimi, Balla, Bazaj, Beluri, Beci) kanë votuar kundër saj. Më herët Hasko ishte komanduar në një detyrë në ministrinë e drejtësisë.
Ndërkohë që të gjitha vendimet e tjera që u morën sot në mbledhjen e KLP-së ishin me shumicë absolute votash, të të 11 anëtarëve.
Komisioni i Karrierës në KLP ka propozuar emrin e prokurorit Julian Çafka në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
Po ashtu është miratuar me 11 vota pro caktimi i prokurores Irena Çunoti, prokurore pranë Gjykatës se Shakllës së Parë Korçë të ushtrojë funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
Është miratuar me 11 vota pro caktimi i prokurores Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Gjykates se Apelit Korcë të ushtrojë funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
(E.K/Faxweb.al)