Kreu i PD Lulzim Basha në konferencën për mediat i i bëri thirrje SPAK që të hetojë përgjegjësit në lidhje me inceneratorët ndërsa shtoi se po bëhet gati kurbani i radhës.
I pyetur se cili është ministri që do të bëhet “kurban” nga Rama, Basha nuk guxoi të filste me emra por shtoi se është në dorë të tij, kjo vetëm e vetëm për të shpëtuar veten e tij.
Basha: Komisioni do bëjë punën dhe puna do nxjerrë qartë emrat.Do shkojë nga Honoluluja dhe në Antarktidë dhe do nxjerrë të qartë emrat. Kë do bëjë kurban Rama për të shpëtuar veten është në dorë të tij. Një gjë . Ne do i shkojmë deri në fund. Ai është në krye të kësaj afere. Drejtësia mund të vonojë por nuk mund të mungojë.
Thirrja që i drejtoj SPAK është mos prisni që të japë dorëheqjen ministri i radhës por vijani prangat në ministri. Mos prisni të japë dorëheqjen kryebashkiaku i radhës. Vijani prangat në zyrë. Edhe socialistëve u ka ardhur në majë të hundës. Është zbuluar pisllëku.