Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kush është i arratisuri nga burgu, “tmerri” i qytetarëve që kryente grabitje me të dashurën (EMRI)

Një i burgosur është arratisur nga burgu i Rrogozhinës.

Sipas burimeve, mësohet se i burgosuri është Fatjon Bushgjoka.

Mësohet se personi i arrastuar nuk është kthyer në burgun e Rrogozhinës, pas përfundimit të orarit të lejes së dhënë.

Bushgjoka është dënuar vite më parë me 6 vite burg për grabitje të dhunshme. Atij i kishin mbetur për të kryer dhe 1.8 vite burg, por sot rezulton të jetë i arratisur nga burgu i Rrogozhinës.

Tre vëllezërit, Fatjon, Aleksandër dhe Ndue Bushgjokaj, bashkë me të njohurin e tyre, Elton Leka, dhe një vajzë 22-vjeçare ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve në periferi të kryqytetit, pasi i grabisnin me dhunë. Më pas, 4 djemtë mbërrinin dhe ushtronin presion ndaj qytetarëve dhe në rast kundërshtimi dhunoheshin derisa të dorëzoheshin.

Vajza Kristina Pjetri, e dashura e Fajton Bushgjoka mendohet se është përdorur për të tërhequr vëmendjen e personave që do të binin pre e grabitjeve

Policia po punon për gjetjen e të burgosurit dhe ta rikthej atë në qeli për të kryer dënimin.

(lexo të plotë dosjen e Fatjon Bushgjokaj dhe Kristina Pjetri)

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *