Gina Haspel u emërua nga presidenti Trump si drejtoresha e re e CIA-s, duke zëvendësuar Mike Pompeo, i cili do të zëvendësojë Rex Tillerson si Sekretar i Shtetit. Në ndryshimet e bëra publike, Trump theksoi se Haspel është e para femër në këtë pozicion drejtues.
Gina Haspel është 60 vjeç. Ajo u emërua zëvendësdrejtore e CIA-s në shkurt të vitit 2017. Haspel u bashkua me CIA-n në vitin 1985 dhe ka kaluar shumicën e karrierës së saj duke punuar në operacione sekrete.
Sipas faqes së internetit të CIA-s, Mike Pompeo i cili ishte atëherë drejtori i saj, vlerësoi se Gina Haspel tmund të jetë zëvendësdrejtori i ri i CIA-s, në shkurt 2017.
Po ashtu, emri i saj lidhet edhe me shumë tortura të bërë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarëve kyç në “hapësirave të zeza” ose në burgjet sekrete të CIA-s.
Gjatë administratës Trump, ajo ka mbajtur pozicionin si zëvendësdrejtoreshë e CIA-s duke marrë lëvdata, por edhe duke ngritur për rifillimin e përdorimit të teknikave të torturës nga CIA, të cilat Kongresi i ka nxjerrë jashtë ligjit.
Haspel është marrëse e çmimeve të shumta duke përfshirë çmimin George H. W. Bush për përsosmëri në luftën kundër terrorizmit; çmimi Donovan; medalja e inteligjencës së meritës; dhe çmimin Presidencial Rank, çmimin më prestigjioz në shërbimin civil federal.
(M.Q/Faxweb)