Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Kush është Gazment Bardhi, kavajsi që do i zërë vendin Petrit Vasilit

Një ndër emrat e propozuar nga Partia demokratike si ministër teknik është edhe Gazment Bardhi. Këshillari ligjor 31-vjeçar nga Kavaja, pritet të zërë vendin e Petrit Vasilit në Ministrinë e Drejtësisë.

Bardhi i cili ka lindur më 6 Korrik në vitin 1986, ka përfunduar studimet në vitin 2008 në Universitetin e Tiranës, për Drejtësi.

Ai ka punuar si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë si dhe pranë komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi.

Përveç kësaj, për një periudhë disa mujore në vitin 2012 kur ministër Drejtësie ishte Eduart Halimi, ai ka qenë këshilltar i tij.

Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka shprehur vlerësimin e tij për ministrin e propozuar, duke e cilësuar si një jurist të zotin.

“E krijuam edhe një risi: qeverinë politeknike. Nuk i njoh të tjerët, por Ministri i Drejtësisë është jurist i zoti! Suksese Gazmend Bardhit!”, shkruan Manjani në twitter.

Gazmend Bardhi ka ndihmuar gjithashtu në krijimin e ligjit të dekriminalizimit, është pjesë e grupit të juristëve të PD dhe ka qenë në grupin e punës së PD për reformën në drejtësi. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 564 votes
    564 votes 4%
    564 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13589
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.