Në FaxNews ka qenë i ftuar analisti Agim Baçi për të diskutuar rreth zhvillimeve për zgjedhjet vendore të 14 majit. I pyetur nga gazetarja mbi larmishmërinë e emrave si kandidatë për kryebashkiakë në Tiranë, Baçi u shprehë se nuk është diçka e keqe, po në këtë situatë që është opozita tani, nuk është aspak e favorshme që të jenë disa kandidatë përballë Erion Veliajt. Sipas analistit, nëse Berisha do të kishte interesin e demokratëve, ai duhej të ishte ulur me Alibeajn ose Bashën dhe të gjente një zgjidhje të përbashkët, pasi ndarja e kandidatëve në këtë mënyrë, kjo opozitë e përçarë, thjesht ia lehtëson mazhorancës fitoren. Sakaq, ky fragmentizim i opozitës do jetë një penalitet tepër i madh, pasojat e të cilit do të shfaqen në 15 maj, konstaton Baçi. I pyetur nga gazetarja Rovena Neziri mbi PD-në e Alibeajt dhe zhvillimet e fundit atje, analisti shprehet se ka një lajm të mirë në këtë situatë. Është presioni i demokratëve të bazës që kanë dashur të dalin me një kandidat të përbashkët. Më tej, Baçi shpjegon që mosqenia e siglës së PD-së në fletën e votimit ka për të qenë një sfidë shumë e madhe për Berishën, aq më tepër dhe mungesa e një vendimi kundër për “non gratën”. Sipas tij, nëse kandidatët do të vazhdojnë të jenë me koalicionin edhe pas datës 15 maj, pritet që në zgjedhjet e ardhshme për kryeministër në vitin 2025, të jenë kandidatë: Ilir Meta dhe Edi Rama, pra dy të majtë, ndërkohë për PD-në do jetë një kthesë në pikën zero.
Gazetarja: Lajla Përnaska, deputetja e PD, nga radhët e PDIU-së, do garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit si kandidate për kryebashkiake në Tiranë, duke e rritur numrin e atyre që do garojnë për këtë bashki, si e shihni diçka të tillë?
Agim Baçi: Larmia e emrave nuk i bën keq, po në këtë kohë opozita nuk e kishte luksin të dilte me disa emra, ky është një dështim i atyre që morën përsipër ta bashkojnë opozitën. Një dështim përmes egove të tyre personale, sidomos z.Berisha që erdhi të bëjë bashkë opozitën dhe sot e ka më të shpërndarë se sa e kishte z.Basha, lajmi i fundit është kandidatura nga PDIU, një ish-demokrate dhe ajo. Kemi z.Duka më vete, z.Shehi më vete, z.Mehdiu më vete. Dy palët në PD që e mbollën këtë gjë dhe nuk e arritën qëllimin, është e pajtueshme që z.Berisha ulet me të gjithë këta dhe nuk ulet me Alibeajn, qoftë dhe me Bashën. Nëse ka interesin e demokratëve duhet të kishte gjetur një rrugë për të mundur egon e tij politike dhe të ulej me ta që t’i jepte opozitës një kandidat të përbashkët. Nëse vërtet do donte që përballë mazhorancës që ka të gjitha pushtetet të dilte me një kandidat të fortë dhe të maksimalizonte votën.
Gazetarja: Iu referova këtij zhvillimi, duke patur parasysh larmishmërinë e emrave që fragmentarizon votën.
Agim Baçi: Padyshim që do fragmentizohet. Znj.Përnaska një deputete me kontribut në shoqërinë civile, z.Bejko, Këlliçi, por po shkojnë përball Erion Veliajt të copëzuar, ne mund të gjejmë justifikime pafund për përgjegjësit, po në fund fare demokratët dhe opozita nuk do kenë dot një garim të përbashkët për të shkuar përballë mazhorancës me një kandidat të fortë. Kjo do e penalizojë, do kemi në 15 maj një mal me justifikime.
Gazetarja: Debati i ditëve të fundit, të ndalemi të PD zyrtare, duke patur parasysh që ende nuk është i kristalizuar numri i bashkive që do marrë pjesë kjo parti. Ka një lloj paqartësie, keni ju ndonjë informacion të qartë?
Agim Baçi: Në fakt unë mendoj që ka lajmin e mirë dhe të keq, tregon që baza e demokratëve kanë bërë një presion shumë të madh që të shkojnë me një kandidat, paavrësisht që prej muajsh Alibeaj dhe të tjerë kishin deklaruar se nuk do ta njihnin procesin e Primareve. Nuk dua të besoj që nuk kanë patur njerëz. Në rrethe nuk kanë aftësi të thonë “retorikë politike”, zgjuarsia e tyre ishte presioni. I quaj mjeranë ato zëra që thonë ata nuk ishin kandidatë. Kishim një javë që e dinim se në Durrës nuk do të kishte kandidatë. Duhej të kishin bërë një marrëveshje kohë më parë.
Gazetarja: Si e shihni faktin që në disa bashki kryesore të vendit qytetarët nuk do ta gjejnë siglën e PD-së në fletën e votimit?
Agim Baçi: Kjo është një sfidë shumë e madhe e z.Berisha. Duhet të kishin gjetur një rrugëzgjidhje, se nuk është një lumturi e madhe që të shkojnë në një sigël tjetër ndërkohë që kanë siglën e PD-së. Po të vini re, thirrjet e një grupi parlamentar ishin “ejani te sigla e PD”. Deputetët dhe ata që janë tërhequr nuk kanë pasur fuqi politike, janë gabim politik. Njerëzit kur futen në politikë duhet të kenë qëndrime të forta dhe të ndershme. Ata që kanë luhatje duhet të dalin publikisht dhe të thonë “nuk pyes për non gratan”. A e ka fituar gjyqin z.Berisha?! Ajo është një çshtje që ai duhet ta kishte zgjidhur. Në fund fare ajo që ka ndodur ën Shqipëri është e rëndë, se ne sot nuk kemi më asnjë qëndrim për “non grata”. Jemi përballë SHBA-së që Berisha është “non grata”, Rama është nën hetim për akuzën e zyrtarit të lartë të FBI-së. Unë e kam konsideruar këtë marrëdhënien e Berishës me demokratët si një pedofili politike, i afron duke i premtuar që nuk do zgjidhet ai thjesht do reformojë PD-në. Dhe ja ku jemi këtu, të ndarë.
Gazetarja: Sa konkurruese e shihni PD zyrtare në këto zgjedhje?
Agim Baçi: E ka shpallur konkurrimin, nuk është më ajo partia e vetme, po është bashkëngjitur me pjesën tjetër të demokratëve, vazhdon të ket qëndrimk ndaj Berishës, po jo demokratëve. Duke patur në ¾ e bashkive lista për Këshilltarë dhe jo kandidatë, tregon që ka hyrë në një garë bashkë me pjesën tjetër të demokratëve. Ndoshta dhe për të shpëtuar që në fund fare të mos kemi një PD të strukur te PL dhe te të tjerët.
Gazetarja: A është PD sot partia kryesore opozitare në këtë vend?
Agim Baçi: Duam s’duam është. Do ta shikojmë pas 15 majit ku do të shkojnë kandidatët. Nëse do t’i bashkëngjiten koalicionit, kandidat për kryeministër i opozitës do jetë Ilir Meta. Do kemi dy të majtë që konkurojnë. Rama dhe Meta, e djathta do jetë në një pikë kthimi zero, ose do ekmi parti tjetër të djathtë.