Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kush është biznesmeni pritës i kokainës në Durrës, precedentët e mëparshëm (Emri+Foto)

Është zbuluar biznesmeni që ishte pritësi i 137 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar, me pjesëmarrjen dhe të agjentëve të DEA-s amerikane.

Ai është Gentian Malindi, i arrestuar më parë dhe për një sasi prej 500 kilogramë hashash, që ishin transportuar nga Lazarati në drejtim të Durrësit.

Malindi iu ka kërkuar dy punonjësve të portit të Durrësit që të merrnin drogën në kontenier, por kur ka kuptuar se disa prej tyre kishin paketim të dyshimtë ka braktisur mjetin dhe i ka shpëtuar policisë.

Një prej punonjësve të portit që është arrestuar Ardian Bega, ka thënë  gjate marrjes në pyetje se binesmeni Malindi u ka thënë që të hapnin kontenierin dhe më pas të merrnim sasinë e drogës prej aty.

“Pasi e morëm hapëm pakot dhe G.M kuptoi që kjo nuk ishte mbështjellja që kishim kerkuar, aty kuptuam që është kurth dhe po ndiqeshim nga policia dhe më pas i hodhem pakot afër Shkëmbit të Kavajës dhe u larguam”, ka thënë Bega në dëshminë e tij.

Malindi ka në pronësi të tij një anije peshkimi në qytetin e Durrësti, ndërsa dhe më herët ka qenë pjesë e mediave, me një denoncim të tij në drejtim të policisë. Biznesmeni durrsak pretendonte se kontrollet e shpeshta të bëra nga ana e policisë po dëmtonin rëndë biznesin e tij.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *