Lorent Kreka është 37-vjeçari nga Korça që humbi betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese, ndaj mbetet e paqartë çfarë ia përkeqësoi gjendjen shëndetësore deri në humbjen e jetës.
Lorent Kreka kishte bërë edhe një reagim në Facebook rreth 10 ditë më parë ku shkruante: “Mos mi bini telefonit, nuk flas dot, ju lutem”, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka pasur asnjë shqetësim tjetër.
Bëhet me dije se 37-vjeçari ishte në Korçë me simptoma të lehta, por u nis me urgjencë drejt Tiranës. Më herët, kanë qenë të infektuar edhe prindërit e tij, por kanë arritur ta kalojnë sëmundjen pa pasoja për jetën.Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se Lorent Kreka ishte pronar i një lokali në pazarin e Korçës.(A.M/Faxweb.al)