Klevis Balloku është 32-vjeçari që u arrestua pasi përplasi efektivin e policisë me automjetin “Audi” në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë mesditën e sotme. I riu është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi rezulton si person me precedent të theksuar kriminal.
Disa vite më parë, ai u qëllua me armë nga vëllai i tij Gentjan Balloku. Sherri mes tyre nisi pasi Klevisi mori peng katër anëtarët e familjes më 5 Mars të vitit 2012 nën kërcënimin e armës. Ai i mbajti për pesë orë duke i terrorizuar, ndërsa u desh ndërhyrja e RENEA-s për të lokalizuar ngjarjen. Për këtë krim, ai u dënua me 6 muaj burg, pasi gjykata mori në konsideratë edhe gjendjen mendore të tij.
Gjithashtu, në vitin 2012 Klevis Balloku ka qenë i dënuar me 3 vite burg në Greqi. Pas mbarimit të dënimit u kthye në Shqipëri, ku u kap nga policia me 26 kile drogë, armë e municione.(A.M/Faxweb.al)