Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rozafa Kelmendi është shprehur se deklarata e përbashkët e Samitit të sotëm në Tiranë është tërhequr nga Kryeministri Edi Rama dhe jo nga Albin Kurti.
Telegrafi shkruan se arsyeja e tërheqjes së deklaratës janë dallimet e mëdha që janë vërejtur mes Kosovës e Serbisë.
“Lajmi për refuzimin e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është i pavërtetë. Deklarata është tërhequr nga vetë nikoqiri i takimit, pasi është vërejtur që ka dallime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Kelmendi.
Ditën e sotme disa media serbe raportuan se ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që refuzoi nënshkrimin e deklaratës së përbashkët, për shkak se në këtë deklaratë nuk shkruhej “Republika e Kosovës”.
(E.H/Faxweb.al)