Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kush e mori kopjen e parë të librit “Misioni Im”?, flet Basha: Të jem i sinqertë prisja që…

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar se kush e mori kopjen e parë të librit të tij ‘’Misioni im’’.

I ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ ai thotë se kopja e parë i ka ardhur vetë atij pasi kishte kthyer nga një aktivitet politik.

Ai thotë se Flutura Açka, vetë botuesja ishte ajo që ia dorëzoi, dhe e pranon se pati një ndjesi të çuditshme kur mori për herë të parë librin e tij në dorë.

Pyetja: Pasi i dhatë dorën e fundit…pёr atё qё flitet nё libër dhe pyetje tё tjera. Kush e mori kopjen tuaj tё parё tё librit? Kujt ia besuat qё ta lexonte e tё jepte impresionin e parё?

Lulzim Basha: Shikoni kopjen e botuar tё librit. Ma sollën sapo ishte botuar nё fakt, sapo isha kthyer nga njё aktivitet politik. Tё jem i sinqertë prisja tё ishe botuar pak mё parё por vet e kisha fajin sepse deri nё çastin e fundit e kisha mendjen tё merresha me disa detaje dhe kjo ndoshta edhe e vonoi pak nxjerrjen e kopjes sё parё apo botimit tё parё tё librit. Kёshtu qё nё njëfarë mënyre kam qenё unё qё kam marrё kopjen e parё, mё ka ardhur nga botuesja, nga Flutura Açka dhe mё dha nё momentin e parё njё ndjesi shumë tё çuditshme sepse me thёnё tё drejtën ndonëse kisha muaj e dija qё do tё ishte ky produkt. Momenti i parё kur ke nё dorë njё libër si njё adhurues.

Pyetja: Ёshtё njё ndjesi ndryshe?

Lulzim Basha: Njё adhurues i letërsisë papritur ke nё duar njё libër ndonëse nuk ёshtё letërsia e mirëfilltë.

Pyetje: Ёshtё njё letër e hapur drejtuar publikut?

Lulzim Basha: Ishte njё ndjesi e veçantë dhe pas kësaj u sigurova qё disa nga miqtë menjëherë tё kishin njё kopje dhe prisja sigurisht dhe reagimet e tyre

Pyetja: Nё libër përshkruhen shumë shpesh bisedat me bashkëshorten tuaj znj. Aurela, a e lexoi ajo qё nё momentin kur arriti tё botohej?

Lulzim Basha: Patjetër qё po. Edhe pёr faktin qё ajo vet ёshtё, vjen edhe nga fusha e gjuhë –letërsisë e letërsisë anglo-amerikane dhe nga fusha e shkencave politike, kёshtu qё ishte  jo thjesht e natyrshme  por e pamundur qё tё ishte ndër tё parët qё e pa dhe ishte pjesë le tё themi e procesit qё çoi deri nё botimin e librit

Pyetje: Do tё vazhdoni zoti Basha, brenda mundësive si do tё jenë mundësitë pёr tё shkruar, si ishe si eksperiencë apo

Lulzim Basha: Shiko nuk ishte qёllim nё vetvete, do ta them fare qartë dhe misioni qё unё kam marrё përsipër pёr tё, pёr tё bёrё tё mundur ndryshimin e vendit pёr tё rikthyer shpresën se ky vend mund tё bёhet pёr tё bёrё bashkё me gjithё shqiptarët tё mundur qё tё ndërtojmë këtu njё jetë mё tё mirё pёr veten tonё pёr familjet tona, pёr fëmijët tanё. Ky ёshtё misioni i vërtet, kjo ёshtё pesha qё ndjej mbi supe. Shpresoj qё libri tё jetë njё dritare pёrmes sё cilës qytetarët qё do ta marrin nё dorë ta kuptojnë se mënyra se si unё e kam parё politikën prej ditës sё parё tё angazhimit nё tё nuk ka qenё ajo qё rëndon ndoshta pritet apo perceptohet nga njerëzit nuk ka qenё si njё profesion si njё thirrje si njё diçka qё , si njё detyrë qё merret qё nga ora 9 e mëngjesit deri nё orën 5 tё darkës dhe kaq.

Por si njё mision si njё mision i cili tё pushton tё gjithё qenien tënde qё bёhet pjesë e pandashme e ekzistencës qё tё motivon, tё bën tё fort nё momente tё vështira tё bësh tё pranosh sakrifica tё mëdha personale dhe familjare , pёr njё besim, besim s’di si ta them ndryshe shumë mё tё madh pёr besimin se po i shërben diçkaje qё ёshtё shumë mё e madhe se vetvetja apo familja e ngushtë biologjike apo qoftë dhe rrethi i ngushtë familjar, shoqëror apo dhe thjesht grupi politik apo Partia Demokratike, shtëpia ime politike ёshtё njё mision qё i shërben kombit qё i shërben tё sotmes dhe tё sё nesërmes dhe kёtё kuptim jam përpjekur tё, ta konceptoj kёtё libër si njё letër tё hapur ndaj shqiptarëve ku kёtё kurajo, kёtё forcë qё mё jep ky besim tek vendi ynë dhe tek njerëzit tanё ta ndajmë me sa mё shumë shqiptarë e nё veçanti nё këto kohë kur besoj çdokush ka nevojë pёr pak mё shumë shpresë, pёr pak mё shumë pozitivistet dhe njё përqasje pak mё njerëzore edhe ndaj politikës edhe ndaj asaj qё politika e mirё mund tё arrij pёr njerëzit dhe do ta arrij pёr njerëzit.

Më tej Basha thotë se libri i tij është vetëm hapi i parë që po hedh ai drejt asaj që ka marrë përsipër për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisje me fytyrë njerëzore, qasje të re në politikë apo ringjallje të ekonomisë.

Pyetje: E pra ёshtё diçka qё edhe mund tё vijoj pёr momentin. Keni marrё impresionet e para apo qoftë dhe kritikat z. Basha?

Lulzim Basha: Kam marrё, kam marrё shumë mesazhe dhe iu jam shumë mirënjohës, shumë prej miqve, dashamirësve dhe qytetarëve disa prej tyre ndoshta dhe si kam takuar por mё kanё shkruajtur si nё numrin tim tё celularit ashtu edhe nё rrjetet sociale dhe e marr me shumë mirënjohje kёtё reagim sepse do të thotë që ka patur një interesim të madh ndaj librit.

Ajo që dua të them është se çdo libër ka nevojë për shikim, rishikim dhe përmirësim ndërsa ky libër  në vetvete duke qenë që siç e thatë dhe ju vjen në një moment të veçantë, në një moment një zgjedhjeje të madhe që shqiptarët duhet të bëjnë me 25 prill është padyshim vetëm hapi i parë drejt asaj që unë kam marrë përsipër dhe synon që është një qasje e re ndaj politikës, një qeverisje me fytyrë njerëzore, një kthim të normalitetit duke filluar tek institucionet e vendit dhe një parakusht për suksesin e shoqërisë, për suksesin e kombit, për ringjalljen e ekonomisë, për zgjimin kombëtar të ekonomisë që është akses i barabartë në institucione dhe barazia para ligjit e gjithë qytetarëve që janë edhe disa prej motivet që përshkojnë librin dhe besimin tim në  një politikë ndryshe, në një politikë me fytyrë njerëzore, një politikë të pozitivitetin dhe që orientohet nga arritja e objektivave dhe  jo nga spektakli dhe jo  nga shfaqja, jo nga gjuha e tepërt dhe e rëndë që ka pushtuar dhe pushton sot çdo hapësire publike dhe private të shqiptarit.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.