Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se do t’i dorëzojë ditën e nesërme dosjen e plotë Kryeministrit të ri të vendit, Albin Kurti, me përmbledhjen e punës.
Ditën e nesërme, Hoti do të dorëzojë zyrtarisht detyrën te Albin kurti, qeveria e të cilit u miratua mbrëmjen e sotme në parlament me 67 vota pro dhe 30 kundër.
“Nesër do të dorëzojë detyrën sipas protokollit shtetëror. Kryeministrit të ri i kam përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët që janë në proces. Kryeministrit të ri do t’ia dorëzojë informatat e plota për procesin e integrimit europian, për nivelin e zbatimit të MSA-së, për programet IPA që i kemi zhvilluar, për diskutimet që i kemi bërë veç e veç me vendet e Bashkimit Europian në procesin e liberalizimit të vizave”, pohoi ai.
Hoti shtoi se në sdosje do të ketë informacion edhe për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe informacione pr marrëveshjen e Washingtonit.
“Do t’i dorëzojë informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë të angazhuar, dakordimet e miqve tanë ndërkombëtar. Do t’i dorëzoj informatat për marrëveshjen e Uashingtonit. LDK dhe unë nisim një rrugëtim tjetër. Roli jon në mbrojtje dhe zhvillim të shtetit tash do të jetë në opozitë në Kuvendin e Kosovës duke mbikëqyr punën e qeverisë”, -tha Hoti.
(E.H/Faxweb.al)