AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Kurti mori masa për izolimin e vendit, habit Thaçi: Mos e zbatoni urdhërin, nesër e dërgoj në Kushtetuese

Presidenti Hashim Thaçi tha në një konferencë për mediat se vendimi i qeverisë për kufizmin e lëvizjes së qytetarëve është antikushtetuese.

Ai ka pohuar se askush s’duhet t’i zbatojë këto masa, sepse bën vepër penale.

“Deri më sot kryeministri dhe Qeveria kanë thënë se gjenjda është nën kontroll, prandaj e kanë kundërshtuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimi i Qeverisë sot është krejtësisht antikushtetues, qyetetarët s’janë të detyruar t’i respektojnë ato dhe askush s’mund t’i dënojë për këtë. As Policia e Kosovës dhe as organet e sigurisë s’duhet ta zbatojnë vendimin antikushtetues sepse bëjnë vepër penale. Vendimi i qeverisë është pa efekt juridik dhe i pazbatueshëm në tërë territorin”, tha Thaçi, shkruan Indeksonline.

Ai më tej shtoi se i njëjti kryeministër që refuzoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme tani merr vendime antikushtetuese që privojnë liritë themelore të qytetarëve.

“Tani merr vendime antikushtetuese që privojnë qytetaëët nga liritë themelore, këtë ai po e bën jo për të mbrojtër qytetarët, por veten. Nesër do t’i kërkoj Gjykatës Kushtetuese pezullimin dhe anulimin e këtij vendimi”, përfundoi presidenti.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *