Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Pas pèrplasjeve të shumta për rrëzimin e qeverisë, Kurti zbut tonet me Grenell: Ju tregoj qëllimin e tij kryesor

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me situatën politike në Kosovë sa i përket marrëdhënieve me Shtëpinë e Bardhë.

Në bisedën e tij online për Universitetin e Harvardit Kurti është ndalur tek raporti me të dërguarin e Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Duket se Kurti i ka zbutur pak tonet me Grenell pasi sic dihet pas rrëzimit të qeverisë së tij në mocionin e mosbesimit pati një debat disa ditor.

“Grenell ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë dhe është përshtypje imja se ai nuk deshi të keqen për popullin shqiptar dhe Kosovën dhe kur duhet të bëhet diçka shpejt ju mundohuni të bëni presion dhe ka një nguti prej tij për arritje të marrëveshjes historike, duke u fokusuar më pak në tekstin e marrëveshjes.

Ai dëshironte marrëveshjen si qëllim të tij kryesor. Ai në tetor më tha se dëshiron marrëveshje në shkurt, dhe tash dëshiron të arrihet marrëveshje deri në shtator”, ka thënë Kurti.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *