Larg Elbasanit, në njësinë administrative Bradashesh, familja Hakushi prej tre antarësh ndodhet në gjendje të mjerueshme. Aishe Hakushi 74 vjeç dhe Ali Hakushi 76 vjeç nuk kanë mundësi të kujdesen të vetëm për djalin e tyre 53 vjeç, invalid. Vite me rradhë gruaja e ka mbajtur djalin e saj në kurriz nga mungesa e një karrigeje me rrota.
Për pasoje sot shpina i është deformuar, aq sa mezi e shtyn në karrocë. Prindërit e moshuar i druhen faktit se kur te mos jenë më djali i tyre do të mbetet pa kujdes ndaj i luten shtetit të tregojë vëmendje për njerëz që s’munden ekonomikisht dhe janë pa familje.
Para disa kohësh 53 vjecarit të paralizuar shoqatat i bën dhuratë një motorr elektrik për të lëvizur, por u bë kohë që ai është prishur. Besim Hakushit i dhemb zemra kur sheh prindërit e tij në moshë të kujdesen për të ndaj kërkon një motor të ri.
Sikur të mos mjaftonte sëmundja e djalit çdo gje në familjen Hakushi dhemb. Një ndërtesë e moçme lëngon në të ftohtë e shi, ndërsa prindërit ëndërrojnë për një strehë të ngrohtë në Elbasan pasi kështu do ta kishin më afër spitalin për të dërguar djalin sa herë ka nevojë.