Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

“Kurrë nuk mund të harrohet kontributi”, mjeku i njohur solidarizohet me Policinë

Mjeku Tritan Kalo, në një reagim në Facebook shkruan me optimizëm duke thënë se COVID-19 është një ëndërr e keqe që do kalojë një ditë dhe nëse përpiqemi të gjithë bashkë do ja dalim të mposhtim këtë virus.

“Kurrë nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinë”,- thotë ndër të tjera  mjeku i njohur.

Postimi i plotë

“KURDOHERË me ju dhe për ju….

Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, QSUT, 28.03.2020….Bashkëqytetarë, JU LUTEM, JU LUTEM VEJANI VESHIN KËSHILLAVE TONA….MOS DILNI në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arësye madhore për shëndetin….E dimë që SHUMË PREJ JUSH janë në vështirësi ekonomike, POR jeta e juaj është më e vlefshme se gjithshka….

KJO ËNDËR E KEQE me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, POR JETËT TUAJA TË PAÇMIMTA askush nuku mundet tua rikthej….Dita nis për së mbari me dy infermjerët e turnit në Pavjonin e parë, Anxhela dhe Mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për tju shërbyer të sëmurëve tanë….KURRË nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-1, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive….

SË BASHKU NE DO TIA DALIM MBANË ME SIGURI, ndaj ju lutem, Na dëgjoni dhe mbi të gjitha MOS nguroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj…. VETNDËRGJEGJËSOHUNI!!!!”, shkruan Kalo.

 

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *