AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Kurrë nuk do të mendoja se do të villja për çmimin Nobel”, Rama: Turpi u vulos si vlerë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar, ka reaguar pas vendimit të jurisë së Akademisë së Stockholmit  për t’i akorduar çmimin Nobel për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke.

Kryeministri Rama shkruan se i vjen për të vjellë nga ky çmim Nobel, pasi është vulosur si vlerë racizmi dhe genocidi.

““Kurrë nuk kisha menduar se do të bëhej për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral, siç është Akademia Nobel, turpi është vulosur si një vlerë e re. JO, ne nuk mund të bëhemi kaq të ftohtë ndaj racicizmit dhe gjenocidin”, shkruan Rama.

Shkrimtari austriak, Peter Handke, njihet për mbështetjen e tij të hapur ndaj Sllobodan Millosheviçit. Madje Handke ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim në varrimin e atij që njihet në historinë botërore si “Kasapi i Ballkanit”.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *