Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Kur ti nuk e do për dhëndër, atëherë si e do për kryeministër? Është turp i madh”, shpërthen qytetari

Protesta e artistëve dhe qytetarëve të thjeshtë të Tiranës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ka vazhduar edhe mbrëmjen e sotme.

Përveç artistëve dhe pedagogut Ervin Goci të cilët kanë folur dhe kanë bërë thirrje për të mbrojtur Teatrin Kombëtar dhe për të mos u tërhequr, fjalën e ka marrë dhe një qytetar I cili deklaroi se këtu nuk flitet më për Teatër por për dhunë që po u bëhet artistëve dhe qytetarëve të Tiranës.

“Them se nuk është rastësi kjo situatë, kanë ndodhur edhe shumë precedent më përpara. Nuk e mendoja se do vinte një ditë dhe të themi ish-artistë. Sepse kemi thënë ish-pronar, ish-të persekutuar, dhe aq më teoër që nuk është kërkuar falje për këto shtresa, dhe ja përfundimi, arti dhe artistët bëjnë art dhe janë fukarenj. Këtu nuk folet më për Teatër por për dhunë, jemi duke u dhunuar, kur ti pretendon për të vjedh Teatrin çfarë do bësh me mua si person, si individ? Domethënë unë jam dakord që të mos flitet më fare për Teatrin se ia ulim vlerat, nuk është kjo vlera e Teatrit. Kjo është dhuna që po i bëhet këtyre njerëzve, këtyre si qytetarë”, tha qytetari.

Përveç kësaj, pasi foli për dhunën që po i bëhet nga qeveria artistëve dhe qytetarëve, tek sa iu referua bisedave që shpesh herë tha se i bënte me shokët e tij për kryeministrin kur iu thoshte “ Iu raftë për dhëndër Edi Rama”, ata kundërshtonin, duke shtruar pyetjen se “Kur ti nuk e do për dhëndër atëherë si e do për kryeministër?

 “ Dhe unë iu them ‘Iu raftë për dhëndër një model si Edi Rama’, o jo nuk e duam, atëherë, si? Kur ti nuk e do për dhëndër atëherë si e do për kryeministër? Është turp i madh”, tha qytetari.

(B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *