Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Kavajë me simpatizantë të Partisë Socialiste, sfidoi kryedemokratin Basha për ta mundur me vota dhe jo me thirrje “Rama Ik’. Kryesocialisti u shpreh se ai do të ik në momentin që do të gjendet një më i mirë se ai.
“Nona thotë të keqen e Lulit. Ka ra në duar të këqija. Që ku u nda nga unë, e ka lidh Mona. I thonë s’kape. Jo, mor jo se është i mire”, tha mes të tjerash Rama.
“Duhet mandati i 3 që të drejtësia që ka filluar të çelë të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme. Njerëzit thonë, lëre tani se nuk është futur njeri në burg. Po kanë të drejtë. Duhet që drejtësia të bëhet vetë njëherë. Ajo gjykatësja e tmerrshme që u kam nuk do ishte futur pas hekurave disa vite më parë. Është shenjë.
Mos të bëjmë gafën historike që ta kthejmë pas. Duhet Tiret të zhduken nga sistemi, që të konsolidojmë këtë proces transformimi dhe spitalet tona të bëhen si në Turqi. Ka ende probleme punë dhe prandaj duhet mandati i tretë. Jo për mua personalisht.
Kur ta gjeni një më të mirë, iki i lumtur unë. Rama ik thonë këta se ne nuk të mundim dot. Hajde pra më mund. Jo thonë ata ik. Jo mor Lul, jo! Nuk është kaq kollaj kjo punë. Jo mor Lul se të dua shumë. Nona thotë të keqen e Lulit. Ka ra në duar të këqija. Që ku u nda nga unë, e ka lidh Mona. I thonë s’kape. Jo, mor jo se është i mirë,”-tha Rama.