AktualitetFlashSocialeTe FunditTe Gjitha

“Kur mami u sëmur nuk i ka patur afër djemtë e saj”, lajmi që ndryshoi jetën e dy motrave: Flinim përtokë ose… (VIDEO)

Rubrika “Ka një mesazh për ty” solli ditën e sotme historinë e një familjeje nga Devolli. Dy motrat Ermela dhe Arlinda kanë treguar në studio vështirësitë që familja e tyre ka kaluar.

Fillimisht problmet nisën kur ata morën një kredi për të ndërtuar një biznes të vogël, por që asnjëherë ai plan nuk u realizua. Më vonë ato mësuan se mamaja e tyre vuante nga një sëmundje e rëndë dhe duhej ti nënshtrohej një operacioni. Ky lajm ndryshoi krejtësisht jetën e tyre dhe të famijes.

Ajo që na solli realisht është nëna jonë. Ne jemi një familje goxha e madhe, jemi prindërit dhe 5 fëmijë. Jemi 3 vëllezër dhe dy motra. Në fakt historia jonë ka nisur para disa vitesh, në vitin 2006 familja jonë ka marrë një kredi. Çdo gjë nisi me idenë për të ndërtuar një biznes familjar të vogël, por jo çdo gjë shkoi sipas planit. Vëllai jonë u martua, ffillloi që familja jonë të rritej dhe prishim që një fëmijë të vinte për herë të parë në familjen tonë”.

Ju jetonit të gjithë në një shtëpi?

Ne jetonim të gjithë në të njëjtën shtëpi dhe vetëm njëri nga vëllezërit jetonte në Greqi në atë kohë. Ka qenë një periudhë pak e vështirë sepse kredia u mor dhe hyri në shpenzimet familjare dhe nuk shkoi në planet që ne kishim bërë. Kështu për 12 vite mami jonë kalonte kredi pas kredie, thjesht për të larë kredinë e parë.

Babi punonte?

Jo ky ishte problemi që prindërit e mi nuk kishin dalë në pension dhe vëllezërit e mi ku punonin, ku jo dhe nuk mjaftonin për të mbyllur atë kredi. Ishte një periudhë e vështirë sepse të kesh një kredi, ndërkohë që ke shtëpinë të futur dhe mund ta humbasësh nga momenti në moment. Ishte e vetmja pasuri që kishim, që kështu ishte një periudhë e vështirë për familjen tonë. Unë u detyrova që pas gjimnazit lashë shkollën, universitetin dhe kam vazhduar më vonë. Kam punuar me mamin punë krahu në Greqi dhe Shqipëri. Jemi munduar sadopak për të nxjerrë para për të mbajtur familjen. Sidoqoftë nuk është kjo gjë që mua më vret, problemi ynë më i madh është se para dy vitesh nëna jonë është diagnostikuar me sëmundje të rëndë, ka kryer operacionin. Në momentin që morëm lajmin, është një lajm që ndryshon krejtësisht jetën e njeriut, të nënës, familjes sonë.

Ju erdhët në Tiranë se mami kishte nevojë për kurim?

Po kishte nevojë për kurim.

U shpërngulët të gjithë?

Jo në fillim kemi qenë vetëm unë dhe motra, se nuk mund të shpërnguleshim nga shtëpia për të ardhur dhe për të jetuar në Tiranë. Në momentin e operacionit ne kemi qëndruar në Tiranë, nuk kemi patur një shtëpi, kështu që flinim përtokë, në karrige, ku të mundeshim, të palarë, të pandërruar. Ka qenë një periudhë e vështirë.

Sa kohë zgjati?

Kur është bërë operacion ka qenë për rreth 3 javë, që ne kemi qëndruar në spital derisa e mori veten.

Dy motrat Ermela dhe Arlinda rrëfyen historinë e dhimbshme të familjes së tyre, por edhe vështirësitë me të cilat po përballen, për shkak të sëmundjes së nënës së tyre.

Nëna e tyre gjithmonë ka dashur të ishte një ditë pjesë e programit dhe ju thoshte vajzave të saj sikur djali ta çonte aty. Motrat treguan se pavarësisht sëmundjes që ka patur, djemtë e saj nuk i kanë qëndruar afër. Madje asaj i kanë munguar edhe telefonatat nga ana e tyre dhe kjo ka qenë edhe më e dhimbshme për të.

Pse e keni sjellë këtu mamin?

Mami sa herë që shikon mesazhet në tablet dhe thotë, ja sikur të më çojë djali mua të më kërkonte falje dhe unë i them ku i dihet mbase do të çoj ndonjëherë. Dhe unë doja që t’ja bëja suprizë meqënëse dhe unë së shpejti iki sërish në Gjermani dhe doja para se të ikja të bëja këtë suprizë. Në fakt ne e kemi sjellë për ta falenderuar që është nëna jonë, që ka sakrifikuar kaq shumë jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë fëmijët e saj, ndonjëherë edhe s’ja kanë ditur, por njerëzit që kanë vërtet zemër,i dinë sakrificat e një nëne?

Pse thotë mami që sa do doja që të më çonte djali?

Sepse mami jonë e ka patur shumë pikë të dobët vëllain, sidomos një nga vëllezërit që ka jetuar në shtëpi dhe e ka patur shumë pikë të dobët dhe ishte shumë e lidhur.

Se the sikur ta çonte djali dhe të më kërkonte dhe falje?

Sepse kanë ndodhur disa situata në familjen tonë, që nuk kanë qenë aq të mira. Një nënë nuk i përmend kurrë këto gjëra dhe ajo asnjëherë nuk i përmend dhe të thotë pse ma bëri këtë? Por nuk i ka patur afër, ky është problemi më i madh, që kur ajo u sëmur nuk i ka patur afër djemtë e saj. Nuk po them për gjëra materiale, se jemi përpjekur dhe do përpiqemi sa të jemi gjallë, por të paktën një telefon, edhe të paktën çdo ditë. Çdo ditë ta marrësh dhe ta pyesësh nënën, si je sot? A ke shqetësime? Ndoshta kjo gjë është tepër e dhimbshme për një nënë/tvklan

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *