Kryeministri Edi Rama gjatë nisjes së takimit electoral në krujë mbrëmjen e sotme, tregoi një histori personale nga kontakti me strukturat e Partisë Socialiste në Krujë. Rama u shpreh se shihte vetëm burra në takime sa një moment tha me ironi dhe humor deshi t’i pyeste: “Po ju nga keni dalë”.
“Kur kam ardhur në fillim në Krujë, takoja burra dhe vetëm burra. Kur i pyesja se ku janë gratë, më thonin ‘ku ka gra këtu’. Më vinte t’i pyesja, ‘po ju ng akeni dalë’, por nuk i pyesja për këtë gjë. I pyesja se kush i pret në shtëpi. Gjithsesi, e kuptoj që burrat këtu janë mësuar që të mos hapin krah e të pranjnë se gratë janë pjesë e vendimmarrjes. Faktikisht sot pamja është diçka tjetër”, tha Rama