AktualitetBotaFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kur gjenitë lindin dhe vdesin në një datë, Albert Einstein dhe Stephen Hawking

14 Marsi është një datë që do të mbahet mend gjatë në shkencë. Kjo ditë ishte e rëndësishme për shkak se është data e lindjes së shkenctarit më të madh të të gjitha kohërave Albert Einstein.

Ndërsa nga sot do të mbahet mend dhe për vdekjen e atij që shihej si pasuesi i ti, Stephen Hawking.

Einstein lindi në 14 March 1879 në Gjermani dhe më pas emri i tij do të shkruhej me gërma të arta në shkencë.

Nga ana tjetër po sot është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare fizikanti i njohur Stephen Hawking. Rastësi apo jo, ky largim tregon edhe njëherë se disa fenomene mbeten ende mister.

Idetë e tij shkencore sot udhëheqin kërkimet në fushën më të panjohur të fizikës, gravitacionin kuantik, vrimat e zeza, origjinën e Universit.

Stephen ka shkruar tre nga librat më të shitur të kohëve modern, ndërsa ka marrë një sërë çmimesh të rëndësishme ndërkombëtare.

I pyetur pak kohë më parë se çfarë do të studionte nëse do të ishte një fizikant i ri ai shprehej se patjetër do të hapte një fushë të re studimesh.

Ai ishte drejtor i studimeve në Departamentin e Matematikës së Aplikuar dhe Fizikës Teorike në Universitetin e Cambridge, ku gjithashtu themeloi Qendrën për Kozmologji Teorike (CTC)

Ai ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij në Kembrixh në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa ka qenë familja e tij ajo që ka dhënë lajmin.

Në moshën 22-vjeçare, Prof Hawkingut iu dhanë vetëm disa vite për të jetuar pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të sëmundjes Amyotrophe Lateralsklerose e cila i rrezikonte edhe jetën.

Sëmundja e la atë në një karrige me rrota dhe në masë të madhe nuk mund të fliste përveçse përmes një sintetizuesi zëri.

Prof Hawking ishte i pari që përcaktoi një teori të kozmologjisë si një bashkim relativiteti dhe mekanikës kuantike.

(E.K/FAXWEB)

 

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *