Nga Nora Malaj
E filloi dhe e përfundoi me një gjuhë fyese, denigruese dhe çmendarake të gjithë ballafaqimin me gazetarët .
Intimidoi, fyu e shau, cilindo që i erdhi ndërmend .
Nuk kurseu zotin Rakipllari, që me qytetari u mundua të krijonte dialog, po çmendaraku nuk hante logjikë, nuk kurseu zonjushën gazetare që me stil dhe shumë mençuri e tepër e përmbajtur, “gëlltiti “gjuhën seksiste dhe arrogante të çmendarakut dhe përballoj me kurajë e qetësi llogoren e tij pa argument.
Nuk mundi ta përballoj dot dhe gjuha e trupit e tradhtoi në përballjen me Z. Shullaku.
Dhe as miqësia me zotin Vangjeli nuk e ndihmoi! Ishte totalisht dëshpëruese dhe reale arroganca e tij në pamundësi për t’u përballur me ca të vërteta që ulërasin.
Çfarë mjerimi intelektual dhe çfarë fyerje për shqiptarët, intelektin dhe dashurinë që kanë ata për vendin ,jo vetëm ne Shqipëri, po kudo ne botë!
Dhe të mendosh që ky mavri – mavi drejton edhe OSBE… Pu pu pu ( do të thoshte Jovan Bregu)
Pu pu pu çfarë po kohe po kalojmë.
Dikur kishim burra shteti , sot kemi burra me metra të gjatë, që gjatësinë e shesin për vlerë dhe garanci “që nuk janë hajdutë!!??” . I vetmi argument dhe lajtmotiv i bisedës se :” Unë nuk jam hajdut se jam dy metra i gjatë”
Lumi që mori Vunonë, po merr edhe vendin tonë me ketë njeri jashtë çdo standarti social dhe human.
Teksa e shihja skenën m’ u kujtuan vargjet e te madhit Dritero: “Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha munë”.
E unë ne fakt e kam shok fëmijërie …