AktualitetFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Kur është koha më e mirë për të gjetur bileta të lira? Zbulojeni tani

Nëse doni të bëni ndonjë udhëtim këtë vit, atëherë planifikojeni në 6 muajt e parë të vitit.

Çmimet e biletave janë në nivelet e tyre më të ulëta dhe për shumë destinacione italiane mund të gjesh një biletë vajtje-ardhje për 100 euro, nëse e prenoton në avancë.

Në Romë, në mars mund të bëni një udhëtim vajtje-ardhje me 140 euro. Për në Londër, në muajin mars mund të gjesh bileta me 120 euro vajtje-ardhje. Rreth 100 euro është dhe bileta për në Budapest në mars.

Më të lira janë dhe destinacionet e Gjermanisë, ku një biletë për në Dortmund vajtje-ardhje kushton rreth 130 euro.

Për në Shtetet e Bashkuara, deri në muajin qershor, biletat janë mesatarisht 600-700 euro vajtje-ardhje.

Por kujdes pasi duke filluar nga muaji korrik, biletat pritet të jenë sërish të shtrenjta.

Ekspertët e agjencive turistike rekomandojnë që udhëtimi të planifikohet gjithnjë disa muaj më herët, sidomos kur bëhet fjalë për periudhën e verës, që të mos përballen me çmime të papërballueshme prej 300 eurosh në një drejtim.

Burimi: Monitor

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.