AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kur do të votohet shkarkimi i Ilir Metës? Ulsi Manja zbulon axhendën e Komisionit Hetimor

Ndërkohë që Komisioni i Venecias e ka dhënë opinionin e saj zyrtar lidhur me ligjshmërinë e dekretit të Presidentit për ç’dekretimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, duke e konsideruar si një tejkalim kompetencash, por jo shkalje kushtetuese e cila të mund të shërbejë si pretekst për shkarkimin e tij, pyetja që shtrohet është: Cila është axhenda e Komisionit Hetimor të ngritur për të konstatuar shkaljet e Ilir Metës?

Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë Ulsi Manja, kreu I këtij komisioni I cili thotë se puna e tij vijon dhe se punimet do të përfundojnë përpara kohës së parashikuar.

Manja thotë për ABC News se mazhoranca do të japë një votë politike për shkarkimin e Ilir Metës, ndërsa vlerësimin kushtetues do ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese kur të jetë funksionale.

“Brenda afatit të ri që morëm nga Kuvendi, komisioni hetimor do ta përfundojë punën e vetë. Do të zbatojmë planin përfundimtar të hetimit të miratuar nga Komisioni. Do të administrohen provat shkresore, dhe këtu e kam fjalën për opinionin paraprak dhe final të Komisionit të Venecias, do të administrohet dhe shkresa e ardhur nga Presidenti i Republikës lidhur me arsyet që e shtynë të anulojë 30 qershorin, duke respektuar tërësisht klauzolat ligjore për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, tha Manja duke sqaruar se çfarë ka mbetur pa përfunduar ende nga hetimi..

Komisionit i përfundon mandati hetimor në 8 Dhjetor, ndërkohë drejtuesi i tij ende nuk është i bindur për qëndrimin e tij personal lidhur me këtë çështje, nëse do ta votojë personalisht në Kuvend shkarkimin e Presidentit apo jo.

“Komisioni është i detyruar të mbyllë punë që i ka ngarkuar Kuvendi me vendimin nr 84 të vitit 2019. Është një komision që i kërkohet  një vlerësim në aspektin ligjor nëse Presidenti e ka shkelur ose jo Kushtetutën, dhe raporti i këtij komisioni hetimor i tillë do të jetë. Më pas seanca plenare vendos politikisht për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj votën time e as qëndrimin tim. Unë qëndrimin tim do ta shpreh në komisionin hetimor që unë drejtoj dhe votën time do ta shpreh në seancë plenare së bashku me gjithë kolegët e mi të mazhorancës”.

Por çfarë do të ndodhë nëse socialistët do të votojnë pro shkarkimit të Ilir Metës nëse gjithmonë duke pasur parasysh se do të rezultojnë votat e nevojshme që duhen për ta asrritur këtë gjë?

“Votimi në parlament është votim politik, ndërsa Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm kushtetues që do të japë një vlerësim në aspektin kushtetues dhe ligjor për këtë procedurë shkarkimi”, tha Manja.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *