Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kur do të vijë vaksina anti-Covid në Shqipëri? Përgjigjet Rama: Përpjekja jonë është një orë e më parë të kemi mundësinë për të vaksinuar njerëzit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka një kontratë për sigurimin e vaksinës anti-COVID, por se Shqipëria është angazhuar me të gjitha kontaktet për të mos mbetur pas. Ai tha se Shqipëria është e përfshirë në ato sisteme të ngritura për ta blerë vaksinën dhe se ka dedikuar një fond.

“Për vaksinën, kjo është një risi pozitive sepse sjell faktikisht armën për të mbrojtur shëndetin nga ky virus duke imunizuar njerëzit. Këtu jemi shumë të fokusuar.

Është një situatë turravrapi për të garantuar vaksinën, ndërkohë që ka dhe një paqartësi të madhe për si qysh, tek. ne jemi të angazhuar me kontakte në të gjitha nivelet për të mos mbetur mbrapa. nuk ka një kontratë të nënshkruar, jemi përfshirë në ato sisteme që janë ngritur në këmbë për ta blerë vaksinën dhe kemi dedikuar dhe ne një fond por në momentin që flasim nuk ka asnjë kontratë apo një afat të fiksuar.

Përpjekja jonë është një orë e më parë bashkë me të tjerët të kemi mundësinë për të vaksinuar njerëzit”, tha Rama.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *