Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, përmes një konference për media ka reaguar në lidhje me mbylljen e aeroportit të Rinasit si pasojë e pezullimit të punës nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror. Teksa e cilësoi bllokimin si një organizim politik të opozitës, ministrja nuk dha një përgjigje se kur do të rihapet aeroporti dhe do të rifillojë puna.
“Albkontrol gjatë vitit 2020 nuk ka investuar. Kompania si e jona ashtu dhe në vendet e tjera ka vijuar punën vetëm përmes një overdraft të marrë nga Eurokontrol.
Pra gjatë vitit 2020 kompania nuk ka invetuar por ka paguar këstet e borxhit të marrë nga Eurokontrol.
E kemi një plan për rihapjen, i cili do të bëhet publik kur të ezaurohet“, tha Balluku.