Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Kur divorci të kushton shumë, cilat janë shkurorëzimet më të shtrenjta në histori

Miliarderi Bill Gates ditën e hënë njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij, Melinda Gates, pas 27 vitesh martesë. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është se si do të ndahet shuma marramendëse prej 130 milionë dollarësh.

Sidoqoftë, deri kur ndarja e pasurisë të finalizohet, mund të përmendim edhe disa nga divorcet më të shtrenjtë në histori.

Ish-gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie Bezos, ka përfituar 25% të aksioneve të Amazon, që përkthehet në plotë  35 miliardë dollarë.

Divorci i bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin me ish-bashkëshorten e tij Anne Wojcicki, dhe pse nuk është dhënë kurrë një shifër publike mbi ndarjen e pasurisë, e sigurt është që Wojcicki ka fituar një shumë me 9 zero.

Jocelyn Wildenstein, e njohur në New York për operacionet plastike, u divorcua nga Alec Wildenstein, tregtar veprash arti dhe përfitoi plot 2.5 miliardë dollarë nga ndarja. Sipas tabloidëve amerikanë, ajo gjithashtu u pagua 100 milionë dollarë për 13 vitet në vijim.

Mel Gibson u divorcua nga bashkëshortja e tij Robyn Moore Gibson, në vitin 2006 dhe i pagoi asaj 425 milionë dollarë.

James Cameron dhe Linda Hamilton u ndanë me një divorc prej 50 milionë dollarësh.

Divorci i Kim Kardashian dhe reperit Kaney West, është cilësuar si një nga divorcet më të shtrenjta dhe padyshim më të bujshme në histori.

(H.H/Faxweb.al)

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.