Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm në Kavajë, sulmoi ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili në lidhje me deklaratat e tyre të bëra mbi rrezikshmërinë e vaksinave kineze. Rama u shpreh me ironi se dy doktorët e opozitës vetëm helmojnë çdo ditë për llogari të virusit dhe kur i dëgjon të vjen të kërkosh Dash Shehin dh eta puthësh në buzë.
“Ka dhe një variant tjetër hajde mblidhemi te sheshi i Kavajës se po vjen dhondri dhe mblidhen pishtarët aty dhe i fusin një fejesë me Covidin. Gdhihen dhe ngrysen tapë, liri demokraci, luftojnë komunizmin. Se si luftohet komunizmi duke u përqafuar me Covidin këta e dinë.
Dje pashë pesidentin e Francës që lajmëroi një mbyllje tjetër. Ne përpara Partisë Socialiste, përpara politikës dhe përpara karrikeve vendosim shëndetin e të gjithëve. Ata që turren këtu: “Hajd se erdhi dhëndri”, ata janë më besnikë dhe është e paimagjinueshme ta bësh këtë në këto kushte. Disa njerëz thonë ik kapi, si ti kapim të çojmë makinat me ujë ti shpërndajmë?!
Duke u lutur për ata që udhëheqësi çon për skrap, le të presim deri më 25 Prill kur shqiptarët do t’i japin një mësim të mnadh këtyre ‘Honxho Bonxhove’.
Kanë 8-vjet që vetëm helmojnë, vetëm bllokojnë dhe vetëm shkatërrojnë. Kanë 8 vjet që nuk kanë dhënë asnjë kontribut të vetëm. Mirë në kohë normale, por këta nuk kanë dhënë asnjë kontribut as në kohë tragjedie. Bie tërmeti këta janë me tërmetin. Bie virusi që bie 1 herë në 100 vjet këta bëhen me virusin.
Më tha Erioni që kanë sjellë dhe një doktor tjetër në Kavajë, Peçon çe donin këtu.
Peço Vasili dhe Sali Berisha janë njësoj si virusi, pasi helmojnë çdo ditë për llogari të virusit. Kulmi është kur gjyshet dhe gjyshërit e këtij vendi më në fund marrin frymë lirisht pas një viti të privuar nga dielli dhe nga ajri, kur u vjen shpëtimi dhe t’i japim armën që e asgjeson këtë virus, këta dy sharlatanë dalin dhe thonë vaksinat janë të skaduar dhe thonë që vaksinat i vdesin këta mbi 60-vjeç
Të dëgjosh këta thua të keqen e Dash Shehit. Kur dëgjon këta është për të kërku Dash Shehin për ta puth në buzë”, tha Rama.