FlashSportTe FunditTe Gjitha

Kur De Biazi goditi të pasmet e Bushit, gjest “bamirës” plot paqe..

Ishte momeni më hot i ndeshjes së bamirësisë kur trajneri De Biazi goditi me shkelm bythëve Bushin, i cili sapo hynte në lojë nga vija anësore. Shumë vetë kanë qeshur me gjestin koifidencial të italianit, por disa të tjerë gjesti provokoi kujtime nga ditët e Europianit, kur ishte Bushi që e godiste trajnerin nga…pas. Për ata që nuk e kuptonin “kodin e kualifikimit”, Bushi doli në skenë si bomber duke i dhënë një “shkelm bythëve” trajnerit italian, kur shfaqej publikisht duke thirrur se mrekullia e kualifikimit nuk ishte vepër e trajnerit De Biazi, por e të zotit të tij..presidentit.

Kur shikon De Biazin dhe Bushin që shoqërojnë me qeshje vitrine goditjen në vendin e butë, duket se kishin gjetur momentin ideal për të zbuluar paqen e tyre. Disa thanë se shkelmi i italianit i solli fat shqiptarit, që sapo hyri në fushë goditi shtyllën. Në qoftë se do të pranonim se shkelmi i De Biazit është fatsjellës, sa mirë do të ishte sikur të dëgjonim edhe Milot Rashicën, se si i ka ndryshuar rrota e fatit qysh nga dita kur De Biazi me një “goditje nga pas” e hodhi nga Shqiperia në..Kosovë! Sfifanti.al

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut Lefter Alla të bëjë testin e drogës. Çfarë mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *