Moderatorja simpatike e emisionit Anjeza Maja ka qenë e ftuar në “Thumb”. Ajo ka rrëfyer për eksperiencën e saj në tevevizion si dhe për marëdheniet me koleget.
Veçanërisht ajo ka treguar për kolegun e saj Florian Agalliun me të cilin prej tre sezonesh drejtojnë programin e mëngjesit në Top Chennel.
Aulona dhe Fatme, moderatoret e emisionit “Thumb” e kanë ngacmuar në lidhje me marrëdheniet e vërteta mes tyre. Ato e pyetën nëse dy moderatorët grindeshin me njëri-tjetrin dhe si ishte marrëdhenia e Anjezës me bashkëshorten e Florit, e cila është edhe autore e programit që ato drejtojnë.
“Flori ka shumë batutë, bëjmë humor me njëri-tjetrin. Në ekran në momentin e parë është i ftohtë, duket mendjemadh por ndërkohë është njeri me zemër të madhe, ka shumë humor, është i butë. Nuk bëjmë sherre jo.
E mira e emisionit është që unë kisha 2 vite që e bëja atë emision dhe me bashkëshorten e tij ishim shoqe. Herë pas here kur dilnim dhe vinte Flori rrinim bashkë. Flori më thotë shpeshherë që Renisa mban anën time“,- ka thënë Anjeza.