Në Gjykatën e Kukësit u zhvillua sot seanca e vleresimit të masës së sigurisë për 6 të arrestuarit e ngjarjes në Kukës, për kapjen e personit në kërkim Abedin Oruçi,ish kryetar I këshillit të qarkut Kukës.
Burime bëjnë me dije se me datën 12 janar 2021 në lokalin e Abedin Oruçit kanë hyrë persona civile me armë në dorë ku kjo ka qenë pikënisja e kësaj ngjarje e ku nga policia e Kukësit, janë arrestuar 6 persona për të cilët Gjykata e Kukësit, vendosi.
Për shtetasit Zekria Shehu dhe Egland Ollomani, masën e sigurisë detyrim paraqitje. Për shtetasin Behar Duraku dhe Gazmend Oruçi, masën e sigurisë arrest shtëpie.Për shtetasit Besmir Muçmata dhe Ermir Marku, masën e sigurisë arrest me burg.
Mbrojtja e të arrestuarëve para Gjykatës së Kukësit, parashtroi faktin se personat civil që kanë hyrë në lokal dhe I impakti i parë që të krijohet në këto rrethana është vetëmbrojtja.Sipas mbrojtjes së të arrestuarëve pre e veprimeve të tyre të mëtejshme kanë qenë të provokuar nga persona civil që nuk njiheshin nga ana e të arrestuarëve.
Ndërkohë ndaj dy personave që mbeten në burg Besmir Muçmata dhe Ermir Marku sipas avokates mbrojtëse Aurora Guska do të bëhet ankimim në Gjykatën e Apelit në Shkodër.