Sevilla ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Romës në finalen e Ligës së Evropës.
Ishte Mancini që realizoi autogol në minutën e 55-të.
Sevilja ka fituar 6 herë trofeun, duke qenë rekordmene e këtij turneu, ndërsa ka dalë me sukses në të 6 finalet që ka luajtur më përpara.
Por përballë sot ka Zhoze Murinjon, i cili në karrierën e tij si trajner nuk ka dalë asnjëherë humbës nga një finale e një turneu të madh ndërkombëtar, duke fituar me Porton, Interin, Mançester Junajtid dhe Romën.